UBT News

​Rruga “Jim Xhema”, nisin punimet edhe në pjesën e lagjes “Kalabria”

Komuna e Prishtinës ka nisur punimet edhe ne pjesën e lagjes “Kalabria” për zhvillimin e rrugës ‘Jim Xhema’, apo e njohur si Rruga A.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se pjesa e parë e ndërtimit të rrugës “Jim Xhema” është duke shkuar sipas planit dinamik dhe se do të përfundojë brenda afateve të parapara. Ai shtoi se zhvillimi i rrugës në lagjen “Kalabria” do të ndihmojë edhe në lidhjen e kolektorit te ujërave të zeza që të largohet kundërmimi në këtë lagje.

“Kemi filluar punën edhe në anën tjetër, ne zonën e Kalabrisë për zhvillimin e rrugës ‘Jim Xhema’ apo siç është njohur përpara si Rruga A. Këtu për momentin janë duke u zhvilluar punët dhe planifikimet janë që kolektori të lidhet me anën tjetër në një periudhë të shkurtë. Ka me pas ndryshime të mëdha edhe në aspektin e kundërmimit ta eliminojmë këtë. Rruga vazhdon sipas planit dinamik ku edhe lidhet në pjesën tjetër të kolektorit… Kjo pjesa e parë ka qenë e planifikuar për 240 ditë pune”, tha ai.

I pari i kryeqytetit tha se e kanë rregulluar edhe problemin me shpronësime në lagjen “Kalabria” për zhvillimin e rrugës “Jim Xhema” dhe lidhjen e kolektorit.

Ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” në Prishtinë ka nisur më 11 maj.

Exit mobile version