UBT News

​Rritet numri i pasagjerëve që udhëtojnë me tren e avion në Kosovë

Në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 19 mijë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, numri i pasagjerëve është rritur për 17 për qind. Kurse transport të mallrave me tren nuk ka pasur në këtë tremujor.

Kështu thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e katërt (TM4) 2022, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin. Sipas këtij raporti, në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Sa i përket numrit të fluturimeve në TM4 2022 është 2 mijë 225, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 8.8 për qind.

Ndërsa numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 677 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 21.7 për qind. 

Exit mobile version