Aktualisht në Kosovë janë 32 mijë e 906 raste aktive me koronavirus. Më së shumti raste janë në komunën e Prishtinës.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, aktualisht në kryeqytet janë 9 mijë e 86 raste aktive.
Së fundmi IKShPK njoftoi për gjashtë të vdekur dhe 2 mijë e 33 raste të reja pozitive me COVID-19.