UBT News

​Rrëmbehet e mitura në Fushë Kosovë por arrin të largohet nga vetura

Një vajzë e mitur ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, tre persona të panjohur e kishin futur në një veturë ngjyrë e zezë me targa vendore, por më pas kishte arritur të largohej nga vetura.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Lagjen 29 në Fushë Kosovë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin.  

Exit mobile version