Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë ku të dyshuarit për rrahje kanë përdorur një mjet të mprehtë dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.
Dy të dyshuarit të cilët janë arrestuar nga Polica, janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka kuptuar se si pasojё e rrahjes katër (4) persona kanё pёsuar lëndime trupore. Gjatё rrahjes ёshtё pёrdorur edhe njё mjet i mpreht (thikё), i cili ёshtё sekuestruar nga Policia. Tё lënduarit janё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK”, thuhet në njoftim.