Një rrahje në mes dy familjeve ka ndodhur dje pasdite në Mitrovicë, ku si pasojë një person është goditur me një thikë.
Policia në Mitrovicë thotë se nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, janë hasur njolla gjaku dhe dy gëzhoja.
“Nga policia janë arrestuar dy persona të dyshuar H.G., 55 vjeçar dhe F.T., 17 vjeçar, ku i dyshuari i parë me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën. Viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe për mjekim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë. Kurse te i dyshuar i dytë i mitur është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek, të cilat nga policia janë konfiskuar si provë materiale. Në vend të ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve rajonale së bashku me prokurorin e shtetit. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit H.G., 55 vjeçar është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë” dhe ndaj të dyshuarit të dytë, F.T., 17 vjeçar është iniciuar rasti me veprat: ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve’’, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, me vendim të prokurorit të dy të dyshuarave iu caktohet masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.