Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Dyshohet se deri te sulmi fizik kanë ardhur për shkak të një aksidenti në trafik, me dëme materiale.
“Rr. Zahir Pajaziti, Pejë, 26.05.2022 – 12:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, dyshohet për shkak të një aksident trafiku me dëme materiale në të cilin aty për aty ishin përfshirë palët. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa (tre) të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti është duke u hetuar.