Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona, pasi dyshohet se të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj një femre. Rasti ka ndodhur në Rahovec.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.