Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i thënë se vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm.
“Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët. Nuk më interesojnë fare kombësitë apo etnitë. Edhe kosovarët edhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet, liri dhe kufij të sigurt”, ka shkruar ai në X.