Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me Malin e Zi do të formohet komisioni i përbashkët për rishikim të vijës kufitare.
Pas pyetjes së deputetit të AAK-së, Shemsedin Dreshaj për këtë çështje, kreu qeveritar tha se po presin së bashku me Qeverinë e Malit të Zi të formohet komisioni i përbashkët.
Sipas tij, është e rëndësishme që presidenti Gjukanoviq ka gatishmëri për këtë çështje.
“Normal për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta, sa kam njohuri edhe ekspertët vendor kanë punuar në këtë drejtim. Me rëndësi për ne është qe e rëndësishme është që presidenti Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri për këtë çështje. Besoj që edhe Qeveria e Malit të Zi do të reflektojë, atje kemi një qeveri të re, pala e Kosovës e din se ka pasur shumë hezitime që të hyhet në rishikim në periudhën 2015-2016, atëherë kur pala malazeze ishte e gatshme. Ndërkaq subjekti që unë e udhëhiqi gjithmonë e ka kundërshtuar versionin e nënshkruara”, tha ai.