UBT News

​Rikthehet puna në aeroport

Alarmi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ishte i rremë, ndërsa tash puna është rikthyer në këtë aeroport.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara tha se sot përmes emailit zyrtar kanë pranuar një informacion për alarm për bombë të vendosur në hapësirat e aeroportit. Por pas kontrolleve të bëra nga organet përkatëse, Gara tha se ky alarm për bombë ka qenë i rremë.

“Sot kemi pranuar një informacion përmes e-mailit zyrtar për alarm për bombë të vendosura në hapësirë të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas planit emergjent të aeroportit menjëherë janë lajmëruar ekipet përkatëse emergjente, të cilat reagojnë në situata të tilla dhe përfundimisht ky alarm ka rezultuar që të jetë alarm i rremë”, tha ajo.

Gara po ashtu tha se gjatë kohë sa aeroporti ka qenë i mbyllur ishin paraparë katër fluturime, dy prej tyre ateruan në aeroportin e Shkupit, dy të tjera kanë pasur vonesa.

“Gjatë kësaj kohe kanë qenë të parapara rreth katër fluturime gjatë kohës sa kishim gjendje emergjente dy fluturime nga kompania ‘Wizzair’ kanë ateruar në aeroportin e Shkupit, ndërsa fluturimet tjera kanë pas vonesa… Detaje tjera sa i përket hetimeve më pas të këtij alarmi po shpresoj t’i merrni nga Policia e Kosovës”, tha ajo.

Informacioni për bombë i dërguar në emalin zyrtar të aeroportit të Prishtinës ka qenë në gjuhën arabe. Në hapësirat e aeroportit kontrolle kanë bërë njësitet K9. Ndërsa derisa vazhdon të ishte i mbyllur aeroporti i Prishtinës shumë qytetarë që kishin për të udhëtuar prisnin para aeroportit, pati nga ta edhe që u kthyen.

Exit mobile version