Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është tre mijë e 126.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 363 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.361 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 103 qytetarë.
Deri më sot 824 mijë e 449 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104 mijë e 936 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm një mijë e 680 persona.