Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 41.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.079 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 294 qytetarë.
Deri më sot 824 mijë e 667 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 145 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm një mijë e 781 persona.