Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar drejtori i kompanisë “Visametric” për “Mosekzekutim të vendimeve gjyqësore”.
Sipas njoftimit për media, prokurorja e shtetit pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O. shtetas turk, me aktvendim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Sipas Prokurorisë, brenda afatit ligjor prokurorja e çështjes ndaj të njëjtit do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore, derisa iu bëjmë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale.