Spitali i Pejës ka bërë të ditur të premten se ka shkarkuar shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë, pas rastit të foshnjës që lindi e vdekur e u fut në rrobalarëse nga personeli.
Sipas njoftimit, spitali po përgatit planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat e brendshme organizative.
“Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast. Ne jemi duke përgatitur planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat tona të brendshme organizative dhe për këtë do të reflektohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.
Prokuroria po merret me rastin.