Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka vazhduar protestën për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje sot edhe para Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Pasi protestuan para Qeverisë së Kosovës, dhjetëra aktivistë e qytetarë kërkuan “shkarkim të gjykatësve patriarkalë”.
“Poshtë gjykata patriarkale“, “Prokuroria i ka duart me gjakun e çikave“, janë disa nga thirrjet e protestuesve.
Protesta vjen pas rastit të një 11-vjeçarje, e cila dyshohet se u dhunua seksualisht për shtatë orë radhazi nga pesë persona. Te gjithë këta, përfshirë edhe të mitur ndodhen në paraburgim prej 30 ditëve.