Rashit Qalaj e Isak Shabani janë deputetët e ri të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, që janë betuar në seancën e sotme. Ata do të zëvendësojnë ish-deputetë Bedri Hamza dhe Fadil Nura, të cilët janë zgjedhur kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale.
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i komunës së Mitrovicës, ndërsa ish-deputeti Fadil Nura kryetar i komunës së Skenderajt.