Policia e Kosovës njofton se të mërkurën në Prishtinë janë raportuar pesë raste të dyshuara për falsifikim të bankënotave prej 50 dhe 100 eurove.
Në njoftim bëhet e ditur se këto raste janë duke u hetuar.
Rasti është inicuar si falsifikim i parasë.
“Prishtinë 28.09.2022 – 09:30. Janë raportuar pesë raste mbi dyshimin për falsifikim te disa bankënotave prej 50 dhe 100 euro. Policia e Kosovës është duke hetuar këto raste”, njofton policia.