Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka shënuar fitore në garën për kryetar të Drenasit. Ai ka marrë 54.10 për qind ose 11 mijë e 596 vota pas numërimit të 100 për qind të votave nga KQZ-ja.
Driton Ajazi nga Demokratët për Drenas ka marrë 45.90 për qind ose 9 mijë e 839 vota.