UBT News

​Rama: S’ka telenovelë, unë dhe Kurti jemi sovran dhe kemi qëndrimet tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se ai është sovran në të drejtën për të pas qëndrimet e tij, sic është sovran edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të pas qëndrimet e veta.

Rama në një konferencë për media, është pyetur nëse do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në 28 dhe 29 gusht gjatë një forumi, që pritet të marrin pjesë në Slloveni dhe si janë raportet me Kurtin pas përplasjeve që erdhën si rezultat i anulimit të mbledhjes së dy qeverive shqiptare. Ai madje nuk ka komentuar nëse do të thërras në takim homologun e tij, Albin Kurti.

“Cilës përplasje iu referoheni konkretisht, jam kurioz, ky është lajm i vjetër dhe kjo është pyetje e vjetër sa lajmi dhe përgjigja ime është dhënë atëherë dhe nuk shoh të ketë ndodhur asgjë e re. Qëndrimet e mija, janë të mija, qëndrimet e Albinit janë të Albini. Albini është sovran në detyrën e tij, unë jam sovran në të drejtën për të pas qëndrimet e mija, kaq. Nuk shoh asnjë problem këtu dhe nuk shoh asnjë telenovelë. Për mua s’ka pasur, s’ka dhe nuk ka për të pasur ndonjëherë dyshim që kur njerëzit mund të takohen, duhet takohen, kur njerëzit duhet të ftuar, duhet të ftuar, kaq, tjerat janë pastaj telenovela mediatike”, tha ai.

Rama është pyetur edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë.

“Unë u bëra ca kohë në këtë detyrë, kështu që as nuk impresionohem nga momentet e emocioneve dhe të ngarkesave që krijon një ngjarje e caktuar dhe as nuk marrë personale çfarëdo qoftë dhe aq më pak pastaj të reagoj në mënyrë simetrike ndaj gjërave që unë për vetën time nuk do të reagoja, jo më të reagoj si ata”, tha ai.

Rama ka komentuar edhe zërat se në Shqipëri mund të ketë zgjedhje.

“Po iu them shumë thjesht që mos humbni kohë me këto thashetheme që janë për nën qadrën e plazhit por nuk janë për këtu në godinën e Qeverisë”, tha ai.

Rama ka folur edhe për çështje të ndryshe të sistemit të drejtësisë, policisë dhe çështje tjera, duke thënë po bëjnë një shtet serioz pasi nuk ka pasur fare.

“Sa herë një ujë i zi, nuk keni nevojë të më pyesni, mëreni me mend që po buzëqeshi sepse çlirohet një e keqe e organizmit të shtetit shqiptar që është një proces në ndërtim sepse s’ka pas fare shtet shqiptar, ka qenë një sipërfaqe si dekoret e teatrit, ku duket se është një pallat, në fakt është një beze nga ku hyn e dalin njerëz e nga mbrapa nuk ka asgjë. Kështu ka qenë në të gjithë, tani pak nga pak me shumë mundim po bëhet”, tha ai.

Përndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 4 dhe 5 shtator do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të presidentit Bajram Begaj.

Exit mobile version