Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar me rastin e hapjes së negociatave nga Bashkimi Evropian për Tiranën dhe Shkupin.
Rama ka shkruar të Facebook se është krenari dhe kënaqësi që sot Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Evropës së bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësim.
“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, ka shkruar ai.