UBT News

​Rama: Pa lirimin e policëve s’ka depërshkallëzim dhe as normalitet të raporteve me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Serbia duhet të lirojë tre policët e Kosovës, pasi të njëjtit nuk kanë kryer asnjë krim.

Në një konferencë për media që po mbahet në Tiranë, Rama tha se mbajtja në qeli e tre policëve kufitarë të Kosovës është e pajustifikueshme.

Rama u shpreh se arrestimi i tre policëve është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut ndërsa theksoi se pa lirimin e tyre nuk mund të ketë shpërkallëzim të situatës.

Kreu i ekzekutivit shqiptar tha se nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pa u liruar tre policët e Kosovës.

Rama tha se rajoni i Ballkani Perëndimor ka vuajtur na nacionalizmat dhe përplasjet e vazhdueshme prandaj duhet të dalim nga kjo situatë e krijuar në veri të Kosovës.

Exit mobile version