UBT News

​Raketat që dyshohet se janë lëshuar nga Bjellorusia godasin aeroportin në Ukrainë

Aeroporti në qytetin Zhytomyr është goditur pasditen e sotme nga raketa Iskander, të cilat dyshohet të jenë lëshuar nga territori i Bjellorusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Anton Herashchenko, këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, raporton BBC, i cili publikoi fillimisht një video në Facebook ku pretendonte se pak pasi Ukraina kishte pranuar të negocionte me Rusia, raketat ishin lëshuar nga shteti fqinj. Ai shkroi sërish duke theksuar se raketat kanë përfunduar në aeroportin e qytetit Zhytomyr.

Zyrtarët ukrainas dhe ata rusë pritet të mbajnë një takim nesër në mëngjes në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Exit mobile version