Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka deklaruar se klinikat po funksionojnë normalisht, pas zjarrit që përfshiu dy lokale brenda oborrit të QKUK-së.
Në njoftim është theksuar se ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi emergjent i zjarrfikësve dhe njësiti Policor i Kosovës. Ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar zjarri. Po ashtu QKUK, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitaret të Kosovës janë duke funksionuar normalisht dhe puna është duke u zhvilluar në rregull”, është theksuar në reagim.