Informaliteti dhe mungesa e kontrollit të qeverisë në tregun e brendshëm po ndihmon korrupsionin dhe abuzimin, veçanërisht në industrinë e naftës. Kështu thonë nga Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “Avonet” nëpërmjet një aktiviteti që mbajtën të mërkurën para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Kenan Gashi nga “Avonet” tha se informaliteti dhe mungesa e kontrollit të qeverisë në tregun e brendshëm po ndihmon korrupsionin dhe abuzimin, e veçanërisht atë të industrinë e naftës.
Me këtë rast ai tha se Qeveria duhet të ndërmarr hapa për parandalimin e informalitetit në Kosovë dhe se e njëjta duhet të jetë në mbrojtje të konsumatorit.
“Informaliteti dhe mungesa e kontrollit të qeverisë në tregun e brendshëm po ndihmon korrupsionin dhe abuzimin, veçanërisht në industrinë e naftës. Informaliteti në Kosovë është i përhapur dhe duhet që qeveria të ndërmarrë veprime për ta parandaluar këtë fenomen. Sipas raportit për Kosovën të Fondit Monetar Ndërkombëtar informaliteti konsiderohet si një problem serioz dhe qeveria duhet të bëjë më shumë për të kontrolluar tregun e brendshëm dhe për të siguruar cilësi, për të mbrojtur konsumatorin si dhe kompanitë formale të cilat edhe janë tatim pagues të rregullt”, ka thënë ai.
Gashi tha edhe se mungesa e kontrollit të cilësisë së naftës jo vetëm që është e dëmshme për shëndetin publik, por ajo po dëmton edhe veturat e qytetarëve.
“Në Kosovë kemi të bëjmë me përzierje dhe hollim të naftës nga kompanitë që të rrisin fitimet e tyre. Mungesa e cilësisë së naftës në Kosovë është e dëmshme për shëndetin publik dhe po ashtu dëmton veturat e secilit qytetar duke rritur kostot e mirëmbajtjes së tyre. Krahas kësaj, praktikat korrurptive nga kompanitë e naftës dëmtojnë buxhetin publike duke shmangur pagesën e taksave”, tha Gashi.
Organizata joqeveritare “Avonet” thotë se qeveria po mbron interesat e naftëtarëve dhe jo të qytetarëve.