Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një sërë projektligjesh sikurse ai për kompensimin e viktimave të krimit, Projektligji për aktet juridike, Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave.
Ekzekutivi miratoi udhëzimin administrativ për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për kompensimin e punës jashtë orarit dhe pjesëmarrjes në seanca gjyqësore të ekspertëve mjeko-ligjorë.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se shfuqizimi i këtij udhëzimi administrativ shmang kompensimin pa bazë ligjore.
Qeveria themeloi edhe grupin koordinues ndërinstitucional për të drejtat e njeriut. Ndërkohë, miratoi edhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Projektligjin për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemave të bazuara në performancë.