UBT News

​Qeveria njofton për sulmet kibernetike që është përballur Kosova

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Kosova është përballur me sulme kibernetike javën e kaluar. Këto sulme i takojnë llojit DDoS dhe të njëjtat kanë shkaktuar pengesa në shërbimin e internetit si dhe qasjes në disa shërbime qeveritare.

Me tjerash në njoftim thuhet se, Qeveria njofton se në asnjë moment gjatë këtij sulmi nuk ka janë cënuar të dhënat që ruhen në Qendrën Shtetërore.

Njoftimi i Qeverisë së Kosovës:

Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare.

Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël. Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit.

Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Exit mobile version