UBT News

​Qeveria miraton pagën minimale, 250 euro neto

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e benficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallën tatimore në të ardhurat personale.

Kjo sipas kryeministrit Albin Kurti do t’i hapë rrugë ngritjes së pagës minimale në 265 euro bruto, rrjedhimisht 250 euro neto.

Për këtë shumë, kreu qeveritar tha se do të ndryshojë edhe shkalla tatimore në të ardhurat personale.

Ndërkohë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kjo shumë është vetëm fillimi dhe varësisht prej rritjes ekonomike do të ndryshohet paga minimale.

Exit mobile version