Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratur Koncept Dokumenti për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore, i cili synon të arrijë ndryshimin e politikave ekzistuese në përafrimin e legjislacionit të ndihmës shtetërore të Kosovës me Acquis të Ndihmës Shtetërore të BE-së në kontekstin e zotimeve për krijimin e një sistemi rregullator të ndihmës shtetërore të krahasueshëm me atë të BE-së sipas kushteve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
“Koncept dokumenti rekomandon rishikimin e Ligjit për Ndihmën Shtetërore dhe të legjislacionit sekondar për zbatimin e këtij Ligji. Kjo do të përmirësonte bazën për punën e institucioneve të ndihmës shtetërore në Kosovë; avanconte sigurinë ligjore në procesin rregullator të ndihmës shtetërore dhe avancim me angazhimet për integrimin në BE. Këto ndryshime janë thelbësore në mënyrë që të sigurohet që ndihma shtetërore e dhënë nga autoritetet e Kosovës është në përputhje me kërkesat përkatëse dhe efektet negative të ndihmës (kufizimet e konkurrencës dhe ndikimi në tregti), të zvogëlohen”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit./UBTNews