Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për ekspertë gjyqësorë për çka ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm ku për herë të parë çështja e ekspertëve po rregullohet me ligj.
“Një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, për herë të parë në Kosovë çështje e ekspertëve po rregullohet me ligj. Me ligj po e rregullojmë çka është eksperti, kush kund të kryejë ekspertizë, kodi i etikës së tyre e te tjera”, tha Haxhiu.