Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllime për të gjitha viktimat që tërmeti prej 7.8 ballë la mëngjesin e sotëm në Turqi.
Në komunikatën për media Qeveria e Kosovës ka bërë se Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi. Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Bëhet e ditur se Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura ka shtetas të Kosovës dhe t’iu ofrohet mbështetja e nevojshme.