Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit Politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, paraqitur kundër PDK-së, për shkak të parregullsive gjatë ditës së votimit.
Si rrjedhojë në komunën e Skenderajt nuk do të ketë përsëritje të votimit. Ky është rezultati pas numërimit të 100 për qind të votave në këtë komunë: FADIL NURA 177, PDK 57,99% dhe BEKIM JASHARI 113, LISTA E PAVARUR 40,64%.