Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë ruse të vendosë forcat e saj bërthamore në “gadishmëri speciale”, niveli më i lartë i gatishmërisë për Forcat Raketore Strategjike të Rusisë.
Duke folur me zyrtarë të lartë ushtarakë, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ai tha se vendet perëndimore kanë ndërmarrë “veprime jomiqësore” ndaj Rusisë dhe kanë vendosur “sanksione të paligjshme”.