Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK proteston sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar përpara zyrave të KEK-ut dhe objektit të Qeverisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, i cili nuk ka dhënë detaje për kërkesat e protestës, por ka njoftuar se protesta nis në orën ora 10:00.