UBT News

​Propozimi i deputetit Muja bëhet “mollë sherri” në Komisionin hetimor për energjinë

Mes tensioneve dhe debateve ndërmjet pozitës dhe opozitës, po zhvillohet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Krejt kjo po ndodh pas propozimit të deputetit të Vetëvendosjes, Armend Mujës, për largimin e dy anëtarëve nga ky komision për siç u shpreh ai, mungesat e tyre të shumta.

Për shkak të mungesave në mbledhje të Komisionit, më shumë se tri, deputeti Muja ka kërkuar përjashtimin nga Komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit nga Lista serbe, Ljubinko Karagjiq.

Në fillim të mbledhjes së sotme, kryetari i komisionit, Hajdar Beqa për këtë tha se deputetja Balje nga pesë mungesa, tri i ka të arsyetuara.

Sipas tij, edhe Karagjiq ka dërguar sqarime.

Ai tha se deputetja Duda Balje ka qenë në vizita zyrtare dhe se kishte paralajmëruar mospjesëmarrjen. Derisa kërkesën e Mujës e quajti ‘puro politike’.

Këto kërkesa nga VV janë puro politike, sepse nuk po votojnë siç dëshironi ju”, tha ai.

Pas kësaj kërkese pati reagime dhe përplasje mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqës dhe deputetit të LVV-së Arbër Rexhajt.

Ndaj këtij propozimi ka reaguar edhe LDK dhe AAK.

Exit mobile version