UBT News

​Prodhimi industrial i Gjermanisë ka rënë pak gjatë muajit tetor

Prodhimi industrial i Gjermanisë shënoi një rënie të vogël gjatë tetorit kundrejt muajit të kaluar, treguan të mërkurën statistikat zyrtare.

Sipas Entit Federal të Statistikave (Destatis), prodhimi industrial u ul me 0.1% nga muaji shtator në muajin tetor, ndërkohë që rezultoi i pandryshuar në bazë vjetore.

Prodhimi industrial u rrit me 1.1% nga muaji në muaj dhe me 3.1% me bazë vjetore në muajin shtator.

“Në tetor 2022, prodhimi në industri, duke përjashtuar energjinë dhe ndërtimin, ra me 0.4% në terma sezonalë dhe kalendarikë, krahasuar me shtatorin 2022”, shtoi ai.

Në bazë mujore në tetor, prodhimi i mallrave kapitale u rrit me 1.4%, ndërsa mallrat e konsumit ranë 1.9% dhe ato të ndërmjetme u ulën me 1.8%, tha Destatis.

Rritja e industrisë, pa përfshirë energjinë dhe ndërtimin, ishte 0.8% në tetor nga viti në vit.

“Jashtë industrisë, prodhimi i energjisë në tetor 2022 u ul me 7.6%, prodhimi në ndërtim ishte 4.2% më i lartë se në muajin e mëparshëm”, sipas zyrës së statistikave./AA

Exit mobile version