Edhe gjatë kësaj të hëne po vazhdojnë pritjet në pikat kufitare. Rreth një orë janë pritjet për dalje në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa 200-300 metra janë kolonat.
Për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare qytetarët duhet të presin 20 deri në 30 minuta. Ndërsa pritjet në dalje të Jarinjes janë nga 10 deri në 15 minuta.