Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri në datat 4-5 shtator.
Osmani do të shkojë në Shqipëri me ftesë të presidentit Bajram Begaj dhe do të pritet me ceremoni zyrtare.
Vizita do të zhvillohet në datat 4-5 shtator 2023. Detajet e vizitës zyrtare nuk janë bërë ende publike./Klan.al