UBT News

​Presidenti i Austrisë lirohet nga spitali

Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen ka dalë sot nga spitali dhe mjekët e kanë urdhëruar të pushojë.

Van der Bellen (78) u soll në spital dje vonë pasdite, pasi u lëndua në një aksident në ngjitje malore. Ai pësoi gërvishtje të shumta dhe një tronditje në tru.

Van der Bellen, siç u njoftua në Twitter, rrëshqiti teksa ecte në malin Kaunegrrat në provincën e Tirolit.

Siguria e tij e dërgoi në spital, ku u ekzaminua dhe u monitorua gjatë natës.

Nga zyra e tij është bërë e ditur se presidenti është mirë, por do të pushojë në ditët në vijim, me rekomandim të mjekut.

Për shkak të kësaj, ai anuloi takimet e tij të planifikuara në Forumin Evropian Alpbach.

Exit mobile version