Presidentët e tetë shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore u bënë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i japin Ukrainës menjëherë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE dhe të hapin negociatat e anëtarësimit, sipas një letre të hapur të publikuar sot.
“Ne, presidentët e shteteve anëtare të BE-së: Republika e Bullgarisë, Republika Çeke, Republika e Estonisë, Republika e Letonisë, Republika e Lituanisë, Republika e Polonisë, Republika Sllovake dhe Republika e Sllovenisë, fuqishëm besoj se Ukraina meriton perspektiva të menjëhershme për anëtarësimin në BE”, raporton Reuters.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nënshkroi kërkesën për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, deklaroi më herët sot zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andriy Sibiga.
“Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkroi një dokument historik – një kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Sibiga në Facebook.
Në një videomesazh këtë mëngjes, Zelensky i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë menjëherë Ukrainën në BE.