Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se djali i tij ka publikuar ne rrjete sociale foto me armë në dorë derisa ishte në një aheng te një person tjetër në Drenas.
I dyshuari është takuar nga policia dhe gjatë intervistimit kishte pranuar se armët ishin të shokut të tij.
Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka udhëzuar që nga i dyshuari të sekuestrohet telefoni për të siguruar dëshmi lidhur me rastin.