Popullsia totale e vendeve që përbëjnë Bashkimin Evropian (BE) do të ulet me 6 për qind dhe do të zvogëlohet për 27.3 milionë deri në vitin 2100, ndërsa do të rritet popullsia e moshuar, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat), raportohet se popullsia e BE-së, e cila u zvogëlua në vitet 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19, filloi të rritet përsëri në vitin 2022, dhe popullsia do të rritet në 451 milionë në 2023, edhe me ardhjen e ukrainasve në vendet evropiane për shkak të luftës në Ukrainë.
Popullsia, e cila pritet të jetë 453 milionë në vitin 2026, pritet të fillojë të bjerë nga vitet 2040 deri në vitin 2100, edhe atë në 420 milionë.
Parashikohet që popullsia e të moshuarve të rritet, përqindja e grupmoshës 65-79 vjeç në totalin e popullsisë do të rritet nga 15 për qind në 17 për qind dhe përqindja e atyre mbi 80 vjeç do të rritet nga 6 për qind në 15 për qind. Sipas kësaj, shkalla e personave mbi 65 vjeç do të jetë 32 për qind.
Në llogaritjet e Eurostat-it janë marrë parasysh faktorë të tillë si lindshmëria, vdekshmëria dhe migrimi në vendet e BE-së./atsh