Pas përfundimit të aksionit të Policisë së Kosovës për bastisje mbrëmë në Banjskë të Zveçanit, pjesëtarët e Policisë po vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë tek udhëkryqi që shpie për në Banjskë, duke mos lejuar lëvizjet e automjeteve civile në këtë drejtim, përveç banorëve të këtushëm.
Vërehen herë pas here lëvizjet e automjeteve të policisë në këtë zonë, si dhe atyre të Eulex-it, por në numër më të vogël sesa të martën. Situata aktualisht në këtë zonë është e qetë.
Ndërkaq sot pritet të vendoset si do të procedohet tutje pas përfundimit të bastisjeve në Banjskë.