Sektori i Rajonal i Hetimeve i drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale vjedhje e rëndë, që ka ndodhur me datë 03.03.2022 rreth orës 20:30, në një shtëpi në rrugën “Hazir Tolaj”.
“Më 03 mars 2022 është raportuar një rast vjedhje e rëndë që ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimte kane shfrytëzuar mos prezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arritur të vjedhin kasafortën, në kasafortë ka pasur stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurosh si dhe një arme zjarri-pistoletë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.