Policia e Kosovës ka konfiskuar mall të kontrabanduar në vlerë prej 44 mijë euro. Në një automjet të identifikuar janë gjetur qindra pako me çaj për dobësim. Lidhur me këtë, i dyshuari me inicialet I.B është dërguar për mbajtje 48 orë.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën Debwelldeh-Binqë. Automjeti i identifikuar me targa vendore, ishte duke lëvizur në drejtim të kësaj rruge nga fshati Tanushë i Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa pasi i njëjti ishte sinjalizuar për ndalje, kishte tentuar të kthehej prapa.
“Njësitë policore, pasi kanë ndaluar automjetin e dyshuar të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull me iniciale I. B., gjatë kontrollit kanë gjetur të ngarkuar çaj për dobësim 1584 pako të një firme dhe 50 pako çaj të një firme tjetër, e që në total janë gjetur 1634 (një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër) pako, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas çmimit të tregut është mbi 44000 euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument përkatës mbi prejardhjen e tyre”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Policia ka theksuar se malli i gjetur dërgohet në terminalin doganor Dheu i Bardhë.