Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Elvir (Sahit) Saku i lindur me 04.12.1985 në fshatin Treboviq- Pejё, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
“Personi i kërkuar është ELVIR (Sahit) SAKU i lindur me 04.12.1985 në fshatin Treboviq- Pejё. I dënuari është i kërkuar për veprën penale “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, thotë se çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com