Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi në bjeshkën e fshatit Isniq-Deçan, e quajtur (Pleqe).
Policia thotë se ata janë informuar për rastin mbrëmë rreth orës 19:25.
“Njё kamion ёshtё rrokullisur dhe si pasojё dy personat qё ishin nё kamion janё lёnduar, tё lënduarit janё dёrguar nё QKMF Deçan, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs, ndёrsa personi i lënduar pas tretmanit mjekёsor ёshtё liruar pёr nё shtёpi. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, dhe rasti cilësohet “Hetim i Vdekjes””, thuhet në njofitm.