Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin në Shkugëz, ku një person është gjetur i plagosur e më pas edhe ka ndërruar jetë.
Sipas Policisë, viktima është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.
“Gjatë ekzaminimit në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë, tre fishekë dhe automjeti”, thuhet në raportin 24-orësh.
Rreth orës 20:05 viktima duke mos u përballuar plagëve ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore.