Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës tek Rruga “B” në Prishtinë. Policia tregon se viktima ka raportuar të jetë sulmuar nga persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor ai është liruar për në shtëpi.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë (thikë). Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh.