Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin për dy raste të ndara të kanosjes ndaj dy viktimave në komunën e Leposaviqit.
Sipas Policisë, në rastin e parë, më datë 26.05.2023, viktima femër serbe, e cila është edhe nënkryetare e komunës së Leposaviqit, ka raportuar se ndjehet e kërcënuar nga të dyshuarit meshkuj serbë.
“Viktima po ashtu ka potencuar se nga një i dyshuar mashkull serb ka pranuar një mesazh kërcënues, si dhe sipas saj, ka parë person/a të maskuar, me gurë, duke bërë lëvizje për rreth zonës ku e njëjta jeton. Ndërsa në rastin e dytë më datë 05.06.2023 viktima mashkull kosovar serb ka raportuar se ishte kanosur me fjalë kërcënuese përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar serb. Lidhur me rastet është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari B.DJ., (1981), mashkull kosovar serb ndaj të cilit të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar të hetojë të gjitha aktet kriminale dhe të parandaloj shfaqjen e dhunës”, thuhet në komunikatë.